Grida Duma flet për herë të parë për mesazhet erotike me Salianjin

Kryesore Lajme Politikë

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka folur për herë të parë hnë lidhje me mesazhet erotike të publikuara në media pak muaj më parë.

Osokohe u tha se mesazhet erotike ishin mes deputetit Ervin Salianji dhe demokrates Grida Duma.

Rikujtojmë se Grida Duma është e martuar prej disa vitesh dhe ka sjellë në jetë një fëmijë. Dje, e ftuar tek Rudina, ajo i quajti baltosje këto komente dhe fjalë që u thanë në media.

Fjala e Grida Dumës tek Rudina

Ka disa momente të vogla siç është baltosja nëpër portale. Është një kosto mendore, pa diskutim.

Por kush është kosto mendore, që disa njerëz po të shajnë? Jo, asnjë problem nuk kam me këtë.

Gjithmonë duhet të bëjmë numërimin që ka 3 njerëz që na shajnë, ndoshta dhe 300, por janë 3.000 apo 300.000 ato që na duan.

Por e mirëkuptoj baltosjen deri në një masë të caktuar sepse njerëzit kanë nevojë të shfryjnë dhe mund të jetë të painformuar apo me një zili si pasojë e jetës së keqe.

Edhe nëse ne do të bënim një dialog të gjatë a do të gjenim një personazh të vetëm të cilin ky vend nuk e ka baltosur?

Edhe njerëzit me të cilët jemi nderuar me çmime ndërkombëtare nuk i kanë shpëtuar baltosjes. Nuk i ka shpëtuar askush. /albeu.com/

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *