Habit deputeti, ja me çfarë makine shkon në Parlament

Botë Politikë

Ndodh edhe kështu, një deputet i zgjedhur nga zgjedhjet e fundit parlamentare i ka habitur të gjithë sa i përket paraqitjes në ditën e “parë” të punës.  Jemi mësuar që deputetët të shkojnë me makina luksoze dhe të veshur “shik”, por ndryshe nga ndodhur me deputetin më të ri në moshë, të zgjedhur në Parlamentin italian, si pjesë e Lëvizjes 5 Yje.

Luigi Iovino, 25 vjeç, i zgjedhur në jug të Italisë, në zonën e Napolit, u nis me makinën e tij të vjetër Fiat Panda, 1100, me ngjyrë të bardhë. E njëjta makinë që ka përdorur edhe gjatë fushatës elektorale.

Udhëtimi i tij nga San Paolo Belsito, krahinë e Napolit, drejt Montecitorios në Romë u realizua nëpërmjet disa miqve të tij dhe u publikua në rrjetin social Facebook.

Iovino është deputeti më i ri i Parlamentit italian dhe aktualisht po studion për jurisprudencë.

Kjo gjë ka bërë jo pak bujë në opinionin publik e mediatik në Itali. Ndërsa një gjë e tillë as që nuk mund të imagjinohet në Shqipëri, që një deputet i Parlamentit të udhëtojë me një makinë e prodhuara përpara viteve 2000. GJ. B

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *