“Hajdutët e tërmetit”, vidhnin banesat e dëmtuara në Durrës

Kronike Lajme

Dy persona u arrestuan nga policia e Durrësit pasi dyshohen për vjedhjen e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Autoritetet ndaluan shtetasit me iniciale E. Ll., 30 vjeç, banues në Durrës dhe A. K., 47 vjeç,  banues në lagjen nr. 13 Durrës, i dënuar edhe më parë për vjedhje.

“Ndalimi i këtyre shtetasve u bë në kuadër të operacionit pasi nga veprimet e kryera rezultoi se këta shtetas  në bashkëpunim me njëri -tjetrin, kanë kryer vjedhje në disa banesa në lagjen nr 13 dhe në lagjen nr 17 në një kompleks banesash, banesa të  pa banuara  pasi janë dëmtuar nga tërmeti, ku kanë marrë orendi shtëpiake, dyer e dritare dhe sende të tjera me vlerë” – njoftojnë uniformat blu.

Policia po vijon punën për evidentimin e rasteve të tjera ku kanë marrë pjesë dy të arrestuarit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën penale të vjedhjes së kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i plote

Durrës

Masa shtesë për të parandaluar dhe goditur vjedhjet e banesave të dëmtuara nga tërmeti

Finalizohet operacioni policor “Ndjekja”

Vidhnin në banesat e dëmtura nga tërmeti, por kapen dhe vihen në praga dy shtetas si autorë të dyshuar të disa vjedhjeve.

Në kuadër të masave për parandalimin e vjedhjeve të banesave të dëmtuara nga tërmeti, zbardhjen dhe kapjen e autorëve të atyre vjedhjeve të ndodhura më parë, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore disa ditore, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndjekja”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

E. Ll., 30 vjeç, banues në Durrës dhe A. K., 47 vjeç, banues në lagjen nr 13 Durres, i dënuar me parë për vjedhje.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë në kuadër të operacionit pasi nga veprimet e kryera rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin, kanë kryer vjedhje në disa banesa në lagjen nr 13 dhe në lagjen nr 17 në një kompleks banesash, banesa të pa banuara pasi janë dëmtuar nga tërmeti, ku kanë marrë orendi shtëpiake, dyer e dritare dhe sende të tjera me vlerë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin edhe të rasteve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta persona .

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale të vjedhjes së kryer në bashkëpunim.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *