Hamilton fiton në shtëpinë e Ferrarit, arrin rekordin e Shumaker

Botë Sport

Luis Hamilton mposht Ferrarin në shtëpinë  e tij në Monza. Një garë e jashtëzakonshme është zhvilluar në Itali, ku britaniku është hakmarrë ndaj Ferrarit për fitoren e arritur në pistën e Britanisë së Madhe dy javë më parë nga rivali Sebastian Vettel.

Hamilton tetë xhiro para përfundimit të garës ka parakaluar në Kimi Raikonnen të Ferrarit, i cili udhëhiqte garën. Ky parakalim u ndikua edhe nga gjendja jo e mirë e “kokës së kuqe”, pasi gomat shfaqën probleme. Benz Mercedez arriti të mposhtë, duke bërë që kjo fitore t’i dedikohet falë aftësive të Hamilton. Britaniku arrin Shumaker me pesë pole position, duke dalë fitues në pistën  e Monzës.

Por në këtë garë rivaliteti ishte me Fettel dhe Hamilton është shuar pas një fërkimi të makinës mes Benz Mercedes dhe Ferrarit, ku më i fituari doli britaniku Hamilton.

 

Në vendin e tretë doli Valteri Botas, po i Mercedes. Duhet theksuar se Botas pati një ndikim në arritjen e fitores së Hamilton. Ndërsa Sebastin Vettel edhe pse pësoi një përplasje arriti të marrë dy pikë të vlefshme. Ndërsa Hamilton është përballur edhe me fishkëllimat e tifozëve italianë, të cilët brohorisnin për Ferrarin.

Me 25 pikët e fituara sot britaniku i ‘Mercedes’ shkon në kuotën e 356 pikëve, kundrejt 226 të Vettel

1. Hamilton – 356

2. Vettel – 226

3. Raikkonen – 164

4. Bottas – 159

5. Verstappen – 130

6. Ricciardo – 118

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *