Hapet Vila e Enver Hoxhës, ja arsyeja

Art Kryesore Kulturë

Gjurma 4 Maj 2018

Urtësi e pashuar”, një udhëtim në kohë që nga shekulli i VI e deri në shekullin IXX. Ekspozita që do të çelet këtë të premte në Vilën e Enver Hoxhës prezanton historinë fetare dhe kulturën shqiptare përmes kodikëve të 4 besimeve fetare.

“Asnjëherë nuk janë prezantuar e gjithë pasuria dhe trashëgimia jonë kulturore arkivore në një ambient të vetëm për të gjithë shqiptarët, prandaj kjo ekspozitë është e veçantë. Ne shpalosim këtu dorëshkrime dhe pak shtypshkrime nga shek VI-IXX. Themi shpesh që Shqipëria është e varfër, por duke parë kulturalisht ajo është shumë e pasur. E gjithë kjo pasuri është e trashëguar brez pas brezi në vendin tonë dhe është pjesë e trashëgimisë botërore kulturore”, tha Ardit Bido, Drejtor i DPA.

Trashëgimi kulturore nga të gjitha komunitetet fetare, dorëshkrime unike jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Ballkanin e Evropën; ruhen në zemrën e kryeqytetit shqiptar si Kurani më i vjetër në vendin tonë që daton në shek XV, kodiku i Shkodrës, e një sërë artefaktesh unike si Kodikët e Purpurt.

“Kodikët e Purpurtë të Beratit: Kodiku I dhe Kodiku II të shekullit VI dhe IXX janë pjesë e trashëgimisë kulturore unike botërore. Kodiku i Purpurtë i Beratit, Beratinus I është sot kopja më e vjetër e digjitalizuar që gjendet online në Bibliotekën Digjitale Botërore të UNESCO-s, pra flasim për një pasuri botërore dhe jo vetëm shqiptare”, thotë Bido.

Për 15 ditë, nga ora 10.00-22.00 të mbrëmjes, çdokush mund të bëjë udhëtimin e tij, në 14 shekuj histori. Top Channel

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *