Hapja e 11 kutive të Lezhës, PD zbulon skemën e KQZ

Lajme Politikë

 

Sekretari për Çeshtjet Zgjedhore i PD, Ivi Kaso zbulon atë që e cilëson si farsa e KQZ për të fshehur manipulimin e 30 qershorit.

“Nën shembullin e ndritur të “marifetit” me Idajet Beqirin, KQZ ka vendosur që nesër, në vijim të një kërkese ankimore për Bashkinë Lezhë, të hapë dhe të kontrollojë rregullshmërinë e procesit të 30 Qershorit vetëm për 11 qendra votimi ku PS ndihet e sigurt që s’ka patur manipulime. Qëllimi, jo fort i fshehur është që t’i tregohet botës mbarë se votimet ishin të rregullta e të vlefshme, jo vetëm këtu por në mbarë vendin. Ajo që e nxjerr bllof këtë skemë farsë “dorëzimi të kontrolluar” është se nga frika se mos del në shesh manipulimi me listat e zgjedhësve, në këto qendra, KQZ ka vendosur të mos ta hapë fare kutinë e materialeve zgjedhore. Pra, thënë shkurt e me dy fjalë: Proces farsë për t’u hedhur hi syve njerëzve!”, shkruan Kaso në Facebook.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *