Haradinaj me pushime në Jalë, në zyrën e Kryeministrit çojnë 2 kg eksploziv

Kosovë Rrotull

Në Zyrën e Kryeministrit ka arritur një pako nga “Xhorxh Majkëll”, në të cilën nuk kishte ndonjë dhuratë, por diçka tjetër shumë të rëndë– hiç më pak se dy kilogramë eksplozivë të llojit tritol.

FaktePlus shkruan se e gjithë ngjarja ishte simuluar për të testuar sigurinë në Zyrën e Kryeministrit dhe objektin e Qeverisë

Nga kjo ka rezultuar, se pakoja ka kaluar të gjitha filtrat e sigurisë.

Simulimi është bërë në koordinim me Zyrën e Kryeministrit.

Faqja në fjalë ka pyetur Zyrën e Kryeministrit për këtë çështje, por kanë thënë se nuk kanë pasur raste të tilla.

“Ne nuk kemi pasur ndonjë incident në praktikë, për të cilën ju po aludoni dhe as informacione për një gjë të tillë”, ka thënë zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi.

Ajo ka shtuar se për sigurinë e kryeministrit dhe objektit të Qeverisë kujdeset Policia e Kosovës.

Por jo vetëm kaq – edhe dy raste tjera të simulimit në ndërtesën e Qeverisë kanë rezultuar të suksesshme.

Rasti tjetër ka qenë kur një “mekanik” ka arritur të hyjë në ndërtesën e Qeverisë me dy armë.

Ndërkohë, një person ka arritur që brenda objektit të qeverisë të fusë një pushkë. Edhe ky rast i simuluar.

Për të gjitha këto, janë shkarkuar nga detyra katër persona, përfshirë dy policë dhe një rreshter.

Simulimi është bërë nga Njësia Antiterrorizëm në kuadër të Policisë së Kosovës, e cila bën simulime për sigurinë në institucione.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *