Harry dhe Meghan hoqën dorë nga titujt, reagon për herë të parë Mbretëresha

Botë Rrotull

Dëshira e Harry dhe Meghan për të hequr dorë nga titujt mbretërore prej ditësh tashmë përbën lajmin kryesor në tabloidët kryesorë botërorë.

Ata ishin në diskutime me Mbretëreshën ndërkohë që vendosën të jetojnë mes Kanadasë dhe Britanisë. Për herë të parë lidhur me ta ka reaguar mbretëresha Elisabet.

“Pas muajsh të tërë bisedime dhe pas diskutimeve të kohëve të fundit, jam e lumtur t’ju njoftoj se kemi gjetur një rrugë konstruktive dhe suportive për të ardhmen e nipit tim dhe familjes së tij.

Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithmonë anëtarë të familjes sime.

Jam e vetëdijshme për sfidat që kanë përjetuar këto dy vitet e fundit dhe e mbështes dëshirën e tyre për një jetë më të pavarur.

Dua t’i falenderoj për punën e palodhur rreth e përqark vendit, Komonuelthit dhe përtej tij dhe jam veçanërisht krenare për Meghan, që u bë me shpejtësi një nga ne.

Familja shpreson që marrëveshja e sotme t’i lejojë të ndërtojnë në jetë të paqtë dhe të lumtur.”, ka thënë mbretëresha.

Heqja dorë nga privilegjet mbretërore do i kushtojë çiftit edhe pasoja financiare. Ata përfitonin në vit 2,4 milionë paund në vit si pjesë e titullit që mbanin.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *