Harta e kufirit me Greqinë, Manjani: Tradhti e lartë ndaj Shqipërisë!

Lajme Politikë

 

Tradhi e lartë ndaj vendit dhe shqiptarëve. Kështu e ka cilësuar ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani marrëveshjen që thuhet se ka arritur Shqipëria dhe Greqia për përcaktimin e kufirit detar mes tyre. Sipas tij harta që po i imponon qeveria grupit nmegociator është më e keqe se harta që rrëzojë në 2009 Gjykata Kushtetuese.

 

Më poshtë statusi i Manjanit:

 

Tradhti e lartë ndaj Shqipërisë!

Me çmë panë sytë, harta e kufirit detar që Greqia dhe Qeveria jonë kanë rënë dakort është tradhëti e pastër ndaj Shqipërisë!!! Ai që mban fjalime me Esadistë është në fakt Krye-Tradhëtari i Shqipërisë! Më vjen keq, nuk do ta besoja po të ma thonin, që Ditmir Bushati ka rënë në këtë pellg zhuli!!!

Ajo hartë e zezë po i imponohet grupit negociator, i cili duhet thënë se drejtohet nga pro grekë, por jo të gjithë janë ashtu! Po të krahasosh hartën që duan të bien dakort këta me kërkesat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe, me ndarjen e vitit 2009, është keq dhe me keq!

Nuk është më vetëm çështje e zonës ekonomike, paralizohet edhe transporti detar dhe përfitimet e Shqipërisë në të! Tradhëtarët e vendosin kufirin fiks në kulimin e gjirit të Sarandës dhe propozojnë të ndajmë barabar detin e hapur! O zot, është momenti të thuash edhe ti fjalën tënde!!!

Qeveria jonë, e pa mandatuar nga Presidenti i Republikës kërkon të bjerë dakort me SHKËMBIM TERRITORI!!! Të gjitha nenet e Kodit Penal e dënojnë këtë poshtërsi, me KALBJE NË BURG!!! Kjo nuk është më çështje kulturore, por çështje tërësie territoriale e shtetit tonë të përbashkët!!!

Loading...

1 thought on “Harta e kufirit me Greqinë, Manjani: Tradhti e lartë ndaj Shqipërisë!

  1. o Yllo Nuk du me fole per harta megjithese di ma shume se ti per to por nuk kuptoj se si ti flet me kaq siguri te plote per harta kur jam ma se I bindur se ti nuk ja ke idene se si fillon e mbaron nje harte ti vec e sheh si fotografi Po te bej nji pyetje a keni njohuri per te Drejten nderkombetare te detit? Nqs jo mendoj qe duhet ma ja u lane specialisteve te flasin per keto probleme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *