Helmohen 30 persona në Bulqizë, dyshohet nga…

Kronike Lajme Slider kryesore

Helmohen rreth 30 persona në Shupenzë në Bashkinë e Bulqizës. Gazetari Enver Doçi raportoi për “News 24” se ata janë paraqitur pranë qendrës shëndetësore Shupenzë.

Kanë qenë fillimisht tre pjesëtarë të një familje që janë helmuar dhe dyshohet nga uji i pijshëm, pas dëmtimit të tubacionit dhe përzierjes me ujërat e zeza.

30 persona kanë marrë serum në Qendrën Shëndetësore të Shupenzës, ndërkohë që po vazhdojnë të shkojnë edhe persona të tjerë nga gjithë zona, nga Gjorica, Hoshaten, Shupenza. Mjekët kanë deklaruar për gazetarin Doçi se nuk e dinë nga ka ardhur helmimi dhe se pacientët janë paraqitur nga zona të ndryshme.

 

 

 

 

 

 

 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *