Henri Çili padit CNA.al

Kronike Lajme

Pronari i njohur i Universitetit Europian te Tiranes, Henri Çili ka paditur median online City NEWS Albania, i cili drejtohet nga gazetari Evli Fundo.

Lajmi behet i ditur nga vete kjo redaksi, e cila mban edhe nje qendrim mbi kete padi ne Gjykate.

“Sot në redaksinë e CNA.al ka ardhur një padi civile nga Universiteti Europian i Tiranës (UET) dhe pronari i saj Henri Çili. Një padi që nuk na çuditi, pasi ndodh zakonisht shpesh që disa botues mediash, kur ju thua të vërtetat t’ju dridhen leqet e këmbëve dhe këtë ne e kemi bërë me shumë prej tyre.

Një nga këta raste është edhe Henri Çili, ndaj të cilit ne kemi thënë shumë të vërteta dhe nuk do të ndalemi ti themi ato dhe jo sikur të vijë një, por edhe 100 padi të sjellë, dhe jo po të shkojë në një gjykatë, por edhe po të shkojë në Strasburg dhe në Hagë po të dojë, ne nuk do të ndalemi për të vërtetën.

Së pari i themi Henri Çilit se ne i qëndrojmë shkrimeve tona. I qëndrojmë të vërtetave të mëdha. Nuk është problemi ynë se Henri Çili ka miliona euro kredi, nuk është problemi ynë se Henri Çili i “lëpihet” sa një partie, sa një partie tjetër.

Gjithësesi të tjerat do ti themi në ditët në vijim, në gjykatë, aty ku do dhe kur do Henri Çili. Si të dojë Henri, në orën që do Henri, por vetëm për një gjë duhet të jetë i bindur. Ne nuk jemi Ervin Salianji dhe as G.D. Ne jemi media, dhe nuk do të pranojmë kurrë të ulim kokën përpara tij apo produkteve të tij të neveritshme. Ne do të luftojmë në betejën tonë deri në fund për të vërtetën dhe vetëm për të vërtetën.

Këtë jo vetëm në gjykatë, por kudo që të dojë Henri Çili, qoftë edhe në debate publike dhe kudo që ai mendon se duhet të dalë e vërteta. Ne kemi një ndryshim të madh, ne kemi në anën tonë lexuesit, ne kemi në anën tonë të vërtetën, kurse Henri Çili ka nga pas klientelizmin politik dhe asgjë me tepër se kaq.”, shkruan ky portal ne qendrimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *