Hera e parë/ Numri i të shëruarve më i lartë se…

Kryesore Lajme Slider kryesore Sociale

Ditën e sotme janë konfirmuar 422 raste të reja me Covid-19, kur numri i të shëruarve në 24 orë është, 631. Kështu, për herë të parë që nga 30 gushti, numri i të shëruarve e tejkalon numrin e rasteve pozitive për koronavirusin.

Numri total i të shëruarve shkon në 28,752 që nga fillimi i epidemisë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1,908 testime ndërsa jetën si pasojë e virusit e kanë humbur 10 qytetarë.

179 raste në Tiranë, 32 në Sarandë, 21 në Fier, 18 në Durrës, 17 në Shkodër, 14 në Elbasan, nga 10 raste në Kavajë, Lushnje, Vlorë, Mat, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pogradec, Klos, 7 në Skrapar, nga 6 raste në Krujë, Kamëz, nga 5 raste në Korçë, Delvinë, Tepelenë, nga 4 raste në Mallakastër, Librazhd, Dibër, Gramsh, Poliçan, nga 3 raste në Lezhë, Kolonjë, nga 2 raste në Kurbin, Kukës, Berat, Këlcyrë, nga 1 rast në Maliq, Peqin, Prrenjas, Divjakë, Përmet, Tropojë, Mirditë, Devoll.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 379 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 60-81 vjeç.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *