Hetimet për Adriatik Llallën shtrihen jashtë vendit, dyshohet se nxori para drejt

Kronike Kryesore shtojca

 

 

Burime të sigurta të gazetës “Sot” pranë Prokurorisë bënë me dije se hetimet ndaj Llallës kanë dalë përtej kufijve.

Ai po hetohet për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash në kufi.

Pista ku organi i akuzës është përqendruar më tepër është ajo e pastrimit të parave, gjë që solli më pas dhe sekuestrimin e pronave të tij.

Por gazeta ka mësuar se organi i akuzës po kryen verifikime dhe jashtë vendit, pasi ka dyshime se mund të ketë dhe në vende të BE llogari bankare apo prona.

Prokuroria ka bërë lidhjen e veprës së pastrimit të parave me mosdeklarimin e parave në kufi.

Llalla është zbuluar se ka kaluar në një pikë kufitare me shuma të mëdha parash në gjendje cash.

Bëhet fjalë për shuma mbi 10 mijë euro.

Organi i akuzës mësohet se ka marrë të gjitha të dhënat e sistemit TIMS mbi kalimet jashtë vendit të Llallës gjatë viteve të fundit.

Dyshimet janë se ai mund të ketë kaluar dhe herë të tjera me para cash dhe nëse ka ndodhur kjo, atëherë është një skemë e pastrimit të parave jashtë vendit.

Po ashtu, gazeta ka mësuar se janë verifikuar pranë bankave të nivelit të dytë të gjitha llogaritë bankare të tij, duke shikuar transaksionet brenda dhe jashtë vendit.

Në lojë ka hyrë dhe Drejtoria e Pastrimit të Parave, e cila që më herët ka kryer verifikime për Llallën në kuadër të vetingut.

Një ndër arsyet që vuri në lëvizje prokurorinë ishin dhe fotot e fëmijëve të Llallës në makina e hotele të shtrenjta. Fotot ata i kanë kryer të gjitha jashtë shtetit.

Kjo ka bërë që të kryhen verifikime në të gjitha shtetet ku Llalla ka qëndruar.

Llalla është momentalisht në Tiranë, por ende nuk ka një vendim nga Prokuroria për ta marrë në pyetje.

Ai ankimoi vendimin për sekuestrimin e pronave, por fakti që gjykata nuk e pranoi, tregon se organi i akuzës ka prova të forta ndaj tij.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *