Hetimet: Zjarret në çerdhe kanë qenë të qëllimshme, tubi i gazit u gjet i prerë

Kronike Kryesore shtojca Sociale

Zjarri i rënë para disa ditësh në magazinën e çerdhes nr.14 në zonën e “Ali Demit” ka qenë i qëllimshëm. Në këtë konkluzion kanë arritur hetimet e Policisë së Tiranës dhe Prokurorisë pasi kanë marrë në analizë objektin e përfshirë nga flakët dhe kanë këqyrur vendin e ngjarjes. Sipas konkluzioneve të hetimeve është konstatuar se tubi i gazit në çerdhen nr.14 është gjetur i prerë, çka tregon se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe nuk ka ndodhur për shkaqe teknike. Ndaj ekspertët zjarrfikës dhe Policia e Tiranës kanë dalë në përfundimin se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *