Hetimi ndaj Tahirit, Komisionit i jepen certifikatat e sigurisë

Kryesore Politikë

Gjurma 26/04/2-2018

Hetimi parlamentar për ish-ministrin e Brendshëm merr një rrjedhë tjetër. Pas akuzave të opozitës për bllokim të komisionit të posaçëm parlamentar, për shkak të mos pajisjes së anëtarëve me certifikatën e Sigurisë nga ana e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), tashmë për drejtuesit e kësaj strukture kuvendore vjen një lajm i mirë. Ai i zhbllokimit dhe i dhënies së certifikatave të sigurisë për anëtarët e këtij komisionit.

Burime pranë Komisionit bënë të ditur se DSIK-ja i ka kthyer përgjigje pozitive duke ia dhënë certifikatat e Sigurisë.

Pajisja me këto certifikata do të mundësojë që anëtarët e këtij  komisioni që drejtohet opozita të kenë mundësinë që të shohin dokumente sekrete hetimore.

Partia Demokratike nëpërmjet deputetit, Enkelejd Alibeaj, tha se Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, me urdhër të kryeministrit është kthyer në një institucion kamikaz politik duke penguar punën e Komisionit Hetimor për çështjen Tahiri.  Ky institucion, tha Alibeaj, ka pajisur brenda ditës me certifikatë sigurie Saimir Tahirin  dhe ish-drejtuesit e lartë të policisë që sot janë në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, ndërsa për më shumë se një muaj refuzon të pajisë deputetët e opozitës.

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se po pengon komisionin hetimore për çështjen “Tahiri”.  Deputeti Enkelejd Alibeaj, tha institucioni nën varësinë Kryemnistrit,  Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar Institucion, ka refuzuar për të pajisur anëtarët e opozitës me certifikatë sigurie.

Alibeaj tha se pengimi i punës se Komisionit Hetimor është një veprim kriminal.

“DSIK është kthyer në kamikaz politik, tha deputeti Alibeaj, ndërsa sipas tij ky institucion nën varësi të kryeministrit  ka pajisur me certifikate sigurie brenda ditës Saimir Tahirin,  por dhe drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, që sot janë në kërkim ndërkombëtar nën akuzë për trafik ndërkombëtar droge”, tha Alibeaj.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *