Hidhet në erë me tritol memoriali i nacionalistit grek Thimio Lolit/ Foto

Provinca

Është hedhur në erë me tritol memoriali i nacionalistit grek Thimio Lolit në fshatin Kranë të Finiqit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 4:30 të mëngjesit të sotëm.

Kjo është hera e dytë që memoriali i Thimio Lolit është sulmuar. Nuk dihen ende autorët e ngjarjes.

Pasi kanë thyer pllakën e mermerit, persona ende të paidentifikuar kanë goditur edhe murin e memorialit duke e hedhur atë në erë. Ata janë larguar menjëherë sapo banorët janë zgjuar nga zhurma e shpërthimit.

Ky memorial është sulmuar në dhjetor të vitit të kaluar nga persona të cilët grisën flamurin dhe i hoqën pllakën memorialit.

Memoriali në fshatin Kranë është ngritur rreth 7 vite më parë dhe në përshkrimin e tij shkruhet se i dedikohet Thimio Lolit për pjesëmarrjen e tij në çlirimin e Maqedonisë greke nga pushtuesit bullgarë.

Kjo është hera e dytë që sulmohet memoriali i Thimio Lolit.

Memoriali i tij është mbështetur nga shoqata Omonia e cila ka reaguar ashpër ndaj sulmeve duke thënë se janë provokime të rënda anti helene. Thimio Loli ndërkohë njihet si pjesëmarrës në masakrat e shqiptarëve në 1914. Ai njihet si ithtar i flaktë i “Vorio Epirit” dhe ka udhëhequr sulmet në Sarandë, Kurvelesh, Delvinë e me radhë në gjithë jugun, ndërkohë që ka marrë pjesë në masakrat dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

 

 

 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *