Hidhet shorti/ Anëtari i Gjykatës së Lartë Tom Ndreca dhe Artan Lazaj, sërish para Vettingut

Kronike Lajme

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca “ngeli” në provën e parë të Vettingut, ku Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e tij për shkak se nuk justifikonte 1.3 milionë lekë nga pasuritë e tij. Për shumën në fjalë Tom Ndreca këmbëngul se nuk i janë llogaritur të ardhurat e tij nga viti 1980 e në vijim.

Tom Ndreca, njihet ndryshe si relatori i Kolegjit Zgjedhor që cerfitikoi fitoren e Lulzim Bashës në krye të Bashkisë së Tiranës e po ashtu edhe gjyqtari i 21 janarit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e kishte vendosur në pozitë të vështirë gjyqtarin, duke e deklaruar me figurë të papërshtatshme, përderisa kunati i tij është arrestuar vite më parë me një cigare hashash, por hetimet janë pushuar sepse ai rezultoi përdorues.

Ndreca e ka apeluar çështjen në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku është hedhur pasditen e sotme edhe shorti për përzgjedhjen e trupës që do gjykojë rastin e tij, i cili është i përbërë nga: Albana Shtylla, Ina Rama, si edhe Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo.

Ndërkohë që po pasditen e së enjtes KPA ka hedhur shortin edhe për rishikimin e vendimit të KPK për shkarkimin e anëtarit të Gjykatës së Tiranës, Artan Lazaj, pas apelimit të vendimit të marrë më 11 korrik.

Në seancën dëgjimore, të mbajtur më 2 korrik, KPK deklaroi se sipas ILDKPI gjyqtari Lazaj kishte kryer deklarim të rremë të pasurive, për të cilat rezulton se ai posedon sipas një kontrate sipërmarrjeje vetëm një apartament në kryeqytet, me sipërfaqe 159 metra katrore. T.CH

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *