Hidhet shorti i Champions, Kukësit i bie maltezët, ja reagimi i Gjicit

Sport Vendi

U hodh në Nion të Zvicrës shorti i turit të parë eliminator të Champions League.

Pas përjashtimit të Skënderbeut, është Kukësi që do të marrë pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

Skuadra verilindore do të përballet me Valleta të Maltës.

Ndeshja e parë do të luhet më 10 ose 11 korrik në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa e kthimit më 17 ose 18 korrik. Shkëndija e Tetovës do të përballet me kampionen e Uellsit, TNS. Në tabelën e mëposhtme mund të shihni çiftet e turit të parë të Champions League të sezonit 2018-2019.

Presidenti Safet Gjici ka qenë duke e ndjekur hedhjen e shortit në një lokal dhe sapo mëson kundërshtarin, reagon: Valletta, shumë mirë, e kalojmë”.

Kush është kundërshtari i kuksianëve

Ekipi i kryeqytetit të ishullit të Maltës është themeluar në vitin 1943. Emri i dytë i ekipit është “Zambakët e Bardhë”.

Është skuadra me më shumë trofe të kampionatit maltez (24). Ka marrë pjesë 16 herë në Champions League.

Rezultati më i mirë i arritur në kompeticionet europiane është vetëm raundi i dytë kualifikues. Në renditjen e klubeve europiane renditet në vendin e 176-të.

Golashënuesi më i mirë i ekipi është Matteo Piciolo me 8 gola në 22 takime.

Kostoja e të gjithë skuadrës është 1.9 milion euro, ndërsa mosha mesatare e ekipit është 23 vjeç.

Kujtojmë që vlera e ekipit të Kukësit sipas “Transfermarkt” është afërsisht 5.2 milionë euro. Pra siç shihet diferencat janë të mëdha edhe shifra.

 

Shorti dhe perballjet e turit para eliminator te Champsions

Image

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *