Histori e pazakontë/Arrestohet vajza nga Mallakastra, ishte kthyer në tmerrin e karburanteve

Kronike Kryesore shtojca

Aventura e një vajze të re që grabiste karburantet në Fier merr fund. Policia e këtij qyteti bën me dije se ka arrestuar shtetasen Anna Malaj, 31 vjeçe, banuese në fshatin Visokë, Mallakastër, e cila ishte kthyer në “tmerrin” e karburanteve të qytetit të Fierit.

Nën kërcënimin e armës dhe e maskuar Anna zgjidhte orët e vona të natës për të vjedhur në pika të ndryshme karburantesh. Vetëm muajin e fundit janë regjistruar tre raste.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kanë konstatuar se ajo i kryente vjedhjet në bashkëpunim me kushëririn e saj: E.G, 22 vjeç, banues në fshatin Belinë, Patos.

RASTET E GRABITJEVE
Të dy këta shtetas (kushërinj), nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të reja.

Në datën 07.07.2018, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar.

Në datën 15.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti.

CFARE SEKUESTROI POLICIA
• Automjeti me të cilën shkonin në vendngjarje.

  • 1 armë gjahu teke dhe 6 fishekë.
  • 1 palë doreza dhe 4 targa mjeti të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 140, 22, 25, dhe 278 të Kodit Penal.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *