Historia e veçantë, 65 vjeçari që ruan pa rrogë ish-laboratorin e peshkimit miliona dollarë

Provinca Të veçanta

 

Ndërtesa e ish-laboratorit të sektorit të peshkimit në Pogradec, prej vitesh është braktisur nga shteti. Por roja, që u punësua aty 17 vite më parë, nuk mund ta lerë në mëshirë të fatit edhe pse i duhet të punojë pa asnjë pagesë. 65 vjeçari Isa Balliu, 5 vjet pas mbylljes së laboratorit dhe rrjedhimisht edhe mbarimit të kontratës së punës me një shoqëri të ruajtjes së objekteve, vazhdon të kujdeset dhe mbrojë ndërtesën çdo ditë. Pas ristrukturimit të sektorit të peshkimit, të gjithë punonjësit u larguan nga laboratori, përveç rojes së tij. Prej asaj dite kanë kaluar 5 vjet që Balliu është duke pritur që dikasteri i mjedisit të gjejë një zgjidhje për ruajtjen e ndërtesës.

Isa Balliu, roja: “I bëra letër Kryeministrit, vjen përgjigja që e morën, por nuk vjen përgjigja se ça do bëjmë.”

Pronën publike e ruan si sytë. Për natën ka marrë një qen, ndërsa në ditët kur është i pamundur, e zëvendëson i biri. Pavarësisht kësaj, rojen e moshuar as e paguan kush për punën, që bëhet edhe më e vështire tani që po i afrohet moshës së pensionit. Frika se ndërtesa mund të vidhet dhe dëmtohet dhe për pasojë ai mund të përballet me përgjegjësi, e mban të lidhur fort 65 vjeçarin pas këtij objekti, për të cilin nuk kujtohen as strukturat që e kanë në administrim.

“Unë ndjej përgjegjësi se i thonë materiale, i thonë ndërtesë shtetërore, janë këto të kohës këtu. Është tërë ai mall këtu.”

Ndërtesat publike pas viteve ‘90 u degraduan dhe rrënuan njëra pas tjetres. Por ish-laboratori i peshkimit në Pogradec është ende në këmbë nga ndërgjegjia qytetare e Isa Balliut, që do të vazhdojë të bëjë vullnetarisht punën e rojes edhe kushedi për sa kohë. Në këtë pikë, nocioni i ndërgjegjes qytetare në mbrojtje të pronës publike, është shembull edhe për shoqëritë moderne.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *