Historia/ Kadri Morina: Si i pajtova Azem Hajdarin e Gafurr Mazrekun, ja si u fal gjaku

Kryesore Lajme Politikë

21 vite pasi Gafurr Mazreku shkrehu pistoletat në parlament ndaj Azem Hajdarit, ‘News24’ ka mësuar një anë të panjohur të historisë duke rënë në gjurmët e personit që pajtoi gjakun mes dy familjeve Mazreku dhe Hajdari.

Rastësia e donte që Kadri Morina të ishte ish-nxënës i Gafurrit dhe mik gjaku i Azem Hajdarit çka bëri që familja e atentatorit të kërkonte ndihmën e tij që konflikti në sallën e Parlamentit mes dy rivalëve politikë të mos prodhonte plagën e gjakmarrjes.

“Mbasi  u shërua Azemi mua më vjen vëllai i madh i Gafurrit, Maxhuni, vëllai i madh i tij dhe më kërkon në pajtimin e gjakut të Azem Hajdarit. Dhe unë i them se unë jam shumë i ri, por kam në mik që është Azem Dervishi, njeriu i mirë i asaj krahine, dhe i them do ta konsultoj me të dhe më pas të shkoj te Azem Hajdari”, thotë Morina për NEWS 24.

Kadri Morina rrëfen momentin e pajtimit të dy familjeve, ku bashkë me mikun e tij Azem Dervishi ndërmorën misioni e pajtimit duke trokitur ne derën e Azem Hajdarit. Si dikur Kadri Morina tentoni të ule gjakrat.

“Më kujtohet që sot se Azem Dervishi vjen te kafja Bar WEST që ndodhej te Ministria e Mbrojtjes “Më kujtohet si sot, Azem Dervishi më vjen tek kafja përballë Ministrisë së Mbrojtjes dhe ne kemi shkuar pasdite tek shtëpia e Azem Hadajrit. Ai i ka kërkuar, pra Azem Dervishi, Azem Hajdarit, pajtimin e gjakut me familjen Mazrekut. Pasi ia shpjegoi në mënyrë të Kanunit.

Unë pranoj edhe pak nxitimin e të ndjerit Gafurr Mazreku që bëri atentatin ndaj Azem Hajdarit, pasi aty u fye në bazë të Kanunit, pasi nuk kishte fytyrë që të shkonte atje. Pas një muaj negociatash Azem Hajdari më thotë mua dhe Azem Dervishit se; unë kurrë nuk nuk kam plagë Pas një muaj negociatash, Azem hdajri më thotë mua dhe Azem Dervishit, se: unë kurrë nuk kam plagë për familjen e Gafurr Mazrekut.

E kam fal për ty Azem, se je njeri i mirë dhe për Kadri Morinën që të ka sjellë ty në këtë derë”, rrëfen Morina.

Si dikur Kadri Morina tentoni të ule gjakrat. Ai eshtë i mendimit se pas dekorimi i atentatorit të Azemit nuk fshihet prapavija e politikes qendrore,  ndërsa shton se edhe vete  Mazreku nuk do të pranonte titullin nëse do ishte i gjallë.

“Në momentin që marr vesh sot se Gafurr Mazreku është bërë sot “Qytetar Nderi” i Hasit unë do t’u thosha atyre qytetarëve të Krumës që sot ju trazuat heshtrat e qeta edhe pas vajtët në atë jetë të lutur të Mazrekut dhe Hajdarit. Nuk besoj se është skenarisur apo regjizurë të mirëfilltë nga politika qendrore, sesa një cektësi e disa njerëzve miopë. Edhe Gafurr Mazreku sot po të ishte gjallë nuk do ta pranonte këtë titull”, tha Morina.

Fati e deshi qe Kadri Morina të ishte jo vetëm nxënësi i Gafurr Mazreut dhe pajtuesi i gjakut të tij, por të mbajë edhe të njëjtin titull si ai duke zbuluar edhe propozimin e pazakonte qe i ka bere këshilltarëve te bashkisë se Hasit.

Fati e deshi që unë të jem njëkohësisht në pozicionin ‘Qytetar Nderi’ me të dhe unë e kam pasur një komunikim me këshilltarët e Krumës dhe u kam thënë; ‘Nëse nuk e revokoni këtë titull, jam i gatshëm që të jap dorëheqje për atë titull’”, përfundoi Morina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *