Holandë, përgjaket koncerti i Bruno Mars, 1 i vdekur e 4 të plagosur

Botë Kryesore Rrotull

Një automjet është futur në mes të një turme me njerëz në Holandë duke vrarë një person dhe plagosur 4 të tjerë.

Ngjarja ndodhi në Limburg pas përfundimit të koncertit të këngëtarit Bruno Mars në Pinkpop Festival.. Sipas mediave holandeze makina ishte e bardhë e ngjashme me një minibus.

Nuk dihen ende shkaqet e sulmit, ndërsa incidenti u regjistrua ne oren 4 te mengjesit.

Ky është sulmi i tretë brenda 24 orëve. Ditën e djeshme një grua hyri me thikë në një supermarket në Francë dhe thirri “Allahu Ekber” dhe plagosi dy persona.

Pak orë më vonë, në një festival në New Jersey, u plagosën 20 persona nga një sulm me armë, ndërsa policia ekzekutoi një nga autorët e sulmit.

Ne foto kengetari Bruno Mars

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *