‘Hoteli ishte i mbyllur pas dëmeve nga tërmeti, nuk e dimë kush mund të ketë hyrë’, çfarë deklaruan në gjykatë 5 të arrestuarit për rrëmbimin e Jan Prengës

Kronike Lajme

Asnjëri nga 5 të arrestuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës nuk ka pranuar akuzat që rëndojnë mbi ta dhe përfshirjen në këtë ngjarje. Ata kanë thënë se hoteli ka qenë i mbyllur për shkak të dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit dhe sipas tyre askush nuk mund të hynte brenda,

“Ka qenë i mbyllur për shkak të dëmtimeve nga tërmeti, nuk ka punuar asnjë. Se dimë kush mund të ketë hyrë apo të ketë vepruar.” kanë thënë të arrestuarit.

Burime për Report Tv nga prokuroria bëhet e ditur se janë 10 persona të tjerë të shpallur në kërkim për këtë ngjarje të rëndë.

Leonard Hajri ka thënë që jeton si emigrantë në Itali, ku më parë ka qenë i dënuar për drogë.

“Kam ardhur para ca kohësh dhe jam i dënuar në Itali për drogë. Jetoj aty si emigrant. Ndërsa në Shqipëri nuk jam dënuar ndonjëherë.” ka thënë Leonard Hajri para trupës gjykuese.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *