Humb Gjermania, Rama shfaq ironinë e re, paralajmëron Ballën e Ahmetajn

Kampionati Boteror Kryesore Sport Vendi

Kryeministri Edi Rama nuk ndalet duke bërë edhe ironinë e radhës me gjigantët e futbollit botëror. Humbja e Gjermanisë me Meksiskës, nuk ka kaluar pa doza humori edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili ka realizuar sërish edhe një fotomontazh të radhës.

Ai shfaqet si i mërzitur në dorën në kokë për humbjen e Gjermanisë, ndërsa në sfond janë dy lojtarë të Meksikës duke gezuar, por që atyre janë i vendosur kokat e ministrit Arben Ahmetaj dhe të Taulant Ballës, kryetar i grupit të PS-së.

Mbase ky është nënkuptimi që humbja ka ardhur nga Ahmetaj dhe Balla, ose kryeministri mund ta shfaqë edhe si paralajmërim ndaj Ballës dhe Ahmetajt për këtë humbje të Gjermanisë.

Ministri i Financave dhe kreu u grupit te PS-se njiihen edhe si tifoza te Gjermanise, e kjo duket se ironia i shkon per shtat atyre.

Disa ditë më parë, Rama publikoi në faqen zyrtare të Facebook edhe një fotomontazh tjetër ku jepej momenti i humbjes së penalltisë nga ylli i Argjentinës, Lionel Messi, e në sfond nuk shfaqej pamja e portierit të Islandës, por të Ramës, i qeshur, gjatë pritjes së penalltisë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *