Humb jetën gruaja në Tiranë, ishte prekur nga gripi. Ministria: E pavaksinuar, vuante edhe…

Kryesore Lajme Slider kryesore Sociale

Një grua në Tiranë ka humbur jetën në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ajo ishte e prekur nga gripi, konfirmohet në buletinin e Institutit të Shëndetit Publik.

Siç konfirmon ministria e Shëndetësisë, gruaja e cila nuk është e identifikuar për mediat, por ishte 61 vjeçe, ka pasur sëmundje kronike të zemrës, “me fillim të menjëhershëm dhe me pneumoni. Pacientja ishte e pavaksinuar ndaj gripit”, thuhet në buletin.

“Në javën e 3-të në SUSM “Shefqet Ndroqi” ka ndodhur një vdekje e një pacienteje me moshe 61 vjeç, me sëmundje kronike të zemrës, me fillim të menjëhershëm dhe me pneumoni. Pacientja ishte e pavaksinuar ndaj gripit”, thuhet në njoftim,

Aktiviteti i infeksioneve virale dhe gripit ka shënuar rritje në javën e 4 të janarit në Shqipëri. Nga vëzhgimi i përjavshëm i raportimeve të qendrave shëndetësore në ISHP, rezulton se numri i infeksioneve respiratore të rrugëve të sipërme e të poshtëme ka shkuar në rreth 16 mijë raste në jave. Specialistja e laboratorit të referencës në ISHP Iris Hatibi, thotë për RTSH se gjendja epidemiologjike konsiderohet normale dhe ende larg pragut epidemik, ndërsa vendi klasfikohet në hartë e si vend me aktivitet mesatar të gripit.

Sipas ISHP, nga 263 të tillë të shtruar në spitale për trajtimin më të specializuar, 64 pacientë kanë paraqitur komplikacione ndërsa një grua 61 vjeç me sëmundje kronike të zemrës dhe me fillim të menjëhershëm të pneumonise ka ndërruar jetë në spitalin Shefqet Ndroqi në Sauk, pranë Tiranës. Në bultetin e ISHP theksohet se gruaja ishte e pavaksinuar.

Nga të dhënat e frekuencës së hasjes së këtyre infeksioneve virale sipas rretheve, ato me të prekurat rezultojnë Gramshi, Gjirokstra, Mirdita, Puka, Tepelena dhe Tirana me nga 80-100 raste për 10 mijë banorë. Specialistët vijojnë të bëjnë apel për kujdes të shtuar në higjenë dhe kujtojnë se virusi është infektues një ditë para se të zhvillojë simptomat dhe 5-7 ditë më pas.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *