Humb jetën nga Covid-19 infermieri i Urgjencës së Kirurgjisë

Kronike Lajme

Enver Maloku, infermier tek Urgjenca e kirurgjisë ka humbur jetën në spitalin Infektiv.

Ai ndodhet i shtruar prej disa ditësh aty për shkak se ishte i infektuar me Covid-19.

Lajmin për ndarjen nga jeta të Malokut e kanë bërë të ditur kolege të tij në rrjetet sociale.

“Lamtumirë vëlla i mirë! Falë “masave të qeverisë” sot u largove nga ne njësoj i qeshur! Mirë u takofshim vëlla i bardhë!” – shkruan mjeku imazherist Renato Osmënaj.

“Nderron jete nga covid-19 Infermieri i Kirurgjise Digjestive 1 ne QSUT Enver Maloku.Humbje e madhe per familjen por dhe per koleget dhe pacientet qe e njohen.Do te kujtojme gjithmone te qeshur dhe te gatshem per ti sherbyer pacienteve ashtu si vetem ti dije.Shoqata e Infermiereve te Shqiperise i shpreh ngushellime te perzemerta familjes dhe miqve te tij.Humbje qe na trishton te gjitheve.Fatkeqesisht askush nuk eshte imun ndaj ketij virusi vdekjeprures sidomos infermieret qe jane kontakti i pare ne frontin e pare te luftes kunder ketij virusi.” – shkruan Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *