Humbi zgjedhjet, por Trump “hakmerret” ndaj sekretarit të Mbrojtjes

Botë Kryesore Lajme Rrotull Slider kryesore

Presidenti Donald Trump njoftoi të hënën se ka larguar nga detyra Sekretarin e Mbrojtjes Mark Esper dhe se e ka zëvendësuar atë me drejtorin e Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit, Christopher Miller. Ai tha se zoti Miller do të fillonte menjëherë detyrën si Sekretar i Mbrojtjes në detyrë.

Mark Esper e ka përfunduar detyrën“, shkruante zoti Trump në Twitter. “Jam i kënaqur të njoftoj se Christopher C. Miller, drejtori shumë i respektuar i Qendrës Kombëtare Kundër-Terrorizmit (i konfirmuar unanimisht nga Senati), do të jetë sekretari në detyrës i Mbrojtjes, vendim që hyn në fuqi menjëherë“, siç shkruante ai.

Largimi i zotit Esper pritej prej muajsh pasi në qershor ai ndërmori hapin e pazakontë për të kundërshtuar publikisht presidentin, duke thënë se trupat nuk do të dërgoheshin për të kontrolluar valën e protestave në qytetet amerikane./ VOA

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *