Humbja me Sassuolon prish qetësinë te Interi, Spalletti sherr me lojtarët gjatë stërvitjes

Botë Sport

 

Ka mjaftuar humbja në ndeshjen e parë të “Seria A” kundër Sassuolo-s që optimizmi i madh të Interi të zhduket. Jo vetëm kaq, por në shtëpinë zikaltër dje ka patur një ballafaqim të fortë ndërmjet Spalletti-t dhe lojtarëve.

Në qendrën stërvitore në “Appiano” nuk kanë munguar as të bërtiturat e teknikut, i cili ka mbetur totalisht i zhgënjyer.

Sipas trajnerit, lojtarët kanë luajtur nën mundësinë e tyre, por edhe zëvendësimet e bëra nuk dhanë atë impakt që pritej në fushë. Shumë pak raste të krijuara, një lojë e avashtë dhe lojtarët hasnin vështirësi për t’u afruar në zonën e kundërshtarit, shkruan “Gazzetta della Sport”.

Vetëm disa aksione personale të Asamoah e Perisic ishin shumë pak për Interin, që e meritoi humbjen dhe kritikat e tifozëve. Por nuk ka më alibi, pasi rivalët fituan dhe morën 3 pikët e para, ndaj pas kritikave të trajnerit të gjithë kanë vijuar kokëulur stërvitjen, për të përgatitur ndeshjen e ardhshme në kampionat.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *