Hysaj fiton derbin me Strakoshën e Berishën, ja ndeshjet e sotme në Seria A

Botë Kryesore Sport

Napoli ka arritur një fitore mjaft të vlefshme kundër Lazios, duke ndjekur kështu Juventusin i cili mposhti Chievon sonte në Verona. Jugorët fituan me përmbysje 2-1 ndaj kryeqytetasve duke marrë 3 pikët e para për këtë sezon. Në minutat e parë të pjesës së parë Lazio ishte shumë më e mirë dhe më kërkuese për të shënuar golin e parë. Ai erdhi vetëm në minutën e 26 ku Ciro Immobile shënon një gol të bukur.

Pas pësimit të golit Napoli vihet në kërkim të barazimit të rezultatit dhe këtë e arrin në minutat shtesë të pjesës së parë, me autor Milik.

Në pjesën e dytë Napoli ishte më kërkues. Ata vazhdimisht bënin presion në drejtim të portës se Strakoshës dhe kjo u shpërblye në minutën e 58-të. Ishte Insigne që shënoi një supergol për Napolin që  arriti ta mbrojë deri në fund.

Me këtë fitore Napoli rënditet në vendin e dytë, me pikë të njëjta me Juventusin.

Në “Olimpico” ishte dhe një derbi shqiptarësh me Elseid Hysaj që shihte si kundërshtarë Thomas Strakoshën, ndërkohë që Valon Berisha i transferuar këtë verë te Lazio e pa sfidën nga tribuna.

Napoli tregohet nje kundershtar i Juves, ekipi qe fitoi me nje rezultat te ngushte dhe ne minutat e fundit ndaj Kievos.

Ronaldo nuk arriti te shenonte ne debutimin e pare ne Seria A. Sot do te luhen ndeshjet e tjera te kampionatit italian. Duhet theksuar Milan-Genoa dhe Sampdoria-Fiorntina jane shtyre per shkak te tragjedise se ndodhur ne Genoa.

Ndeshjet e tjera jane: Sassuolo-Inter, Torino-Roma; Bolonja-Spal; Empoli-Kaljari dhe Parma-Udineze.

Pervec ndeshjes Torino-Roma qe luhet ne ora 18:00, te gjithe te tjerat luhen ne ora 20:30. Juve e Napoli tani shohin nese Inter dhe Roma do te jene rivale te denje ose jo ne garen per te fituar kampionatin.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *