Hysaj, Napoli kërkon rinovim, ja shuma që kërkon mbrojtësi shqiptar

Botë Kryesore Sport

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elsaid Hysajt i skadon kontrata me Napolin në 2021, por napoletanët kërkojnë që t’ja rinovojnë kontratën.

Mediat italiane shkruajnë se shkodranit të Napolit i është ofruar një kontratë me një pagesë prej 2 milionë eurosh në sezon, plus bonuse.

Por mësohet se Hysaj, nëpërmjet përfaqësuesit të tij i ka bërë të ditur se ka kërkuar 3 milionë euro në sezon. Aktualisht mbrojtësi i kombëtares përfiton një pagë prej 1,8 milionë eurosh.

Me largimin e Sarrit nga Napoli u përfol që Hysaj mund të shkonte te Chelsea. Por me ardhjen e Ancelotit te napolitnaët, Hysaj nuk u largua.

Të shohim tani nëse negociatat do të sjellin ndonjë ofertë të kënaqshme për shqiptarët, duke bërë që napolitanët të rrinë të qetë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *