Hysaj shprehet se do të marrë pushimet, por Shakohoxha i zbulon ekipin e ri

Kryesore Lajme Slider kryesore Sport Vendi

Edhe pse ka luajtur si mesfushor në ndeshjet me kombëtaren , mbrojtësi shkodran Elseid Hysaj shprehet se është i kënaqur me lojën dhe se ekipi po luan sipas asaj që parashikojnë dhe presin të luajnë në të ardhmen.

Nga studio e Digitalb atij u drejtua pyetja për ekipin e ri se ku do të shkonte, pasi të linte Napolin. Hysja u shpreh se do të merrte pushime të gjata. “Do të marr pushime të gjata”, u shpreh ai duke nënkuptuar se nuk kishte zgjedhur asnjë ekip për momentin.

Por komentatori i njohur Dritan Shakohoxha ka zbuluar edhe ekipin se ku do të shkojë mbrojtësi i kombëtares sonë. “Edhe pse nuk e thotë, por unë besoj se do të shkojë te Interi, madje ka zëra se ai i ka firmosur kontratën, por nuk e bëjnë publike. Për këtë shkruajnë mediat italiane, madje shprehen se ai ka zgjedhur edhe shtëpinë e re në Milano”, deklaroi Shakohoxha.

Me ardhjen e Karlo Ancelotit shkodrani nuk ka pasur hapësira për të luajtur, kështu që largimi i tij ishe bërë de facto. Për të u fol se do të shkonte te Chelsea vitin e kaluar, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Hysaj këtë verë pritet të martohet, dasmë që pritet ta bëjë në qytetin e lindjes, Shkodrën.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *