I dënuar në Shqipëri, arrestohet në Zvicër tregtari i “bombave dhe minave”

Kronike Lajme

Një 43-vjeçar nga Durrësi i dënuar për lëndë plasëse është arrestuar në Zvicër. Kapja e tij u bë e mundur falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët.

Nga specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Zvicra drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Glerian Hyseni.

 “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet burg, për veprën penale “Mbajtja pa leje e bombave, minave ose lëndëve plasëse”, e kryer në sasi të mëdha, në bashkëpunim, më shumë se një herë” thotë policia.

Sipas bluve, shtetasi Glerian Hyseni, në bashkëpunim me shtetasit Sh. Gj., A. M. dhe H. H., kundrejt pagesës dhe për qëllim fitimi arrinte të gjente sasi lëndësh plasëse që shpërthenin në distancë me anë të celularit, si dhe armë e municione të ndryshme luftarake.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *