I jepet lamtumira Sadije Agollit! Mesazhi prekës i ish-deputetit të PS

Kryesore Kulturë Libra

Familjarët, miqtë dhe kolegët përcollën për në banesën e fundit Sadije Agollin. Bashkëshortja e shkrimtarit Dritëro Agolli u shua në moshën 76-vjeçare pas një hemoragjie cerebrale. Për njerëzit që e njohën nga afër, Sadije Agolli do të kujtohet, si zonja fisnike dhe mikpritëse.

Zonja e madhe, gruaja e fortë dhe bashkëshortja besnike e Dritëro Agollit u përcoll sot mes dhimbjes dhe lotësh për në banesën e fundit në Tufinë. Familjarët, vajza Elona dhe djali Artani, nipi dhe mbesat, miqtë dhe kolegë të një jete me Dritëro Agollin nderuan sot zonjën që u hapi derën dhe i mirëpriti.

Roza Anagnosti, aktore: “Moment i vështirë shumë. Nuk ka një javë që kam folur në telefon me Sadijen. E njoh që në gjimnaz. Një vajzë, grua edhe nën e mrekullueshme. Ka qenë gjithmonë në shërbim të të tjerëve, duke vënë mbi vete qëllimin e lartë, që kishte në krah një grua si Dritëro Agolli”.

Sabit Brokaj, mjek: “Sadija i zgjati jetën Dritëroit, por erdhi një moment që ajo nuk mund të jetonte larg tij. E mbylli jetën e saj, duke qenë ndihmësja më e dobishme në jetën e Dritëroit”.

Bashkëshortja e shkrimtarit të madh, Sadije Agolli, u shua pas një hemorragjie cerebrale në moshën 76-vjeçare. E shtruar prej një jave në spitalin e Neurologjisë, QSUT, pas kësaj goditje të fundit, u bashkua përjetësisht me njeriun që deshi më shumë në këtë botë,  Dritëro Agollin.

Moikom Zeqo: “Sadija është shpirti binjak i Dritëroit. Në njohjet e mia gati 40-vjeçare më dukej se ishin të dy shpirtrat në një trup. Sadija ishte një nga gratë e rralla të Shqipërisë, jetoi, bashkëpunoi dhe ka qenë faktori proverbial për ta mbajtur gjallë Dritëro Agollin. Në shtëpinë e Agollajve ishte traditë mikpritja”.

Bashkëshortja e shkrimtarit të popullit ishte lexuesja dhe redaktorja e parë e veprave të tij, duke i qëndruar pranë për 52-vite. Sadije Agolli u bashkua përjetësisht me Dritëro Agollin në dyvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Mesazhi i Namik Dokles

Ish-deputeti i PS-se, Namik Dokle ka mbajtur nje postim te ndjere ndaj humbjes se bashkeshortes se shkrimtarit te madh Dritero Agollit.
“E thirre shpejt, Dritero! Por ne nuk zemrohemi me ty. Ne kurre nuk mund te zemrohemi me ty, sepse ti e deshe Sadijen si rrallekush tjeter, ne boten e ketejme dhe te pertejme…”, shkruan Dokle.

DRITERO I DASHUR! Erdhem perseri prane teje. Por kesaj rradhe me nje dhimbje dhe trishtim te dyfishte; te…

Gepostet von Namik Dokle am Mittwoch, 27. Februar 2019

Postimi i plote ne Facebook

DRITERO I DASHUR!

Erdhem perseri prane teje. Por kesaj rradhe me nje dhimbje dhe trishtim te dyfishte; te kemi sjellur SADIJEN tende te dashur, SADIJEN tone te shtrenjte…
“ Te dua si jeten time,- i pate shkruar pese vjet me pare,- madje edhe me shume; une deshiroj sinqerisht qe une te vdes dhe ti te jetosh. Une edhe i vdekur, do te ndjek per te te pare buzeqeshjen tende, megjithese kjo buzeqeshje, brenda erresires se varrit nuk duket, por une do te bej tepamunduren, qofte edhe me anen e nje fluture, qe do te dale nga kockat e mia.” Por ah!… Flutura jote, i dashur Dritero, nuk e duroi dot dimrin e ftohte, nuk mundi te fluturoje larg pa ty, e humbi udhen ne terrin e acarte te vdekjes dhe ti, bashke me te, ndjeve cegme dhe trishtim, ndaj e thirre Sadijen dhe ajo erdhi prane teje… 
E thirre shpejt, Dritero! Por ne nuk zemrohemi me ty. Ne kurre nuk mund te zemrohemi me ty, sepse ti e deshe Sadijen si rrallekush tjeter, ne boten e ketejme dhe te pertejme… Me siguri, ti tani i peshperit:
“ Ne cast me pushton nje ndjenje fajesie dhe malli,
Para saj i vetem, para saj i pagjume,
Dhe mbulohet me rrudha te dendura balli
Dhe them me vete: grua e dashur, te kam lodhur shume…
Fli e vuajtura ime!”
TE QOFTE DHEU I LEHTE, SADIJE!

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *