I konsideroi shqiptarët mashtrues/ Rama reagon ashpër ndaj moderatorit të ZDF: Padyshim, një shprehje e turpshme!

Lajme Politikë

Gazeta gjermane “BILD” ka intervistuar kryeministrin Edi Rama pas disa sulmeve raciste e denigruese nga gazetari i ZDF. Me një gjuhë raciste dhe denigruese duke debatuar ashpër me ministrin gjerman të Transporteve, Marcu Lanz u shpreh ““Tani ti je duke rënë në nivelin e lojës mashtruese të shqiptarëve”. Rama ka reaguar ashpër për këtë cilësim të Lanz, duke e quajtur atë shprehje të turpshme.

“Jam shumë i habitur që mund të dëgjosh një gjuhë të tillë në një kanal televiziv aq të njohur siç është ZDF! Nuk e di nëse ky është ndonjë gabim i pafajshëm apo ndonjë keqemërtim racist për shqiptarët si popull, por padyshim që është një shprehje e turpshme”, tha Rama. Më tej kryeministri foli rreth takimit me kancelaren Merkel që pritet të zhvillojë të hënën dhe negociatat e Shqipërisë me BE.

Për më shumë lexoni artikullin e plotë të “BILD”:

Kryeministri shqiptar i përgjigjet ZDF
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kritikoi ashpër moderatorin e ZDF, Marcus Lanz, për komentin e tij në lidhje me shqiptarët, të cilët i konsideroi si mashtrues.
Rama, i cili pritet të vizitojë Berlinin të dielën, i tha Bild-it se ishte shumë i habitur nga ky cilësim. “Jam shumë i habitur që mund të dëgjosh një gjuhë të tillë në një kanal televiziv aq të njohur siç është ZDF! Nuk e di nëse ky është ndonjë gabim i pafajshëm apo ndonjë keqemërtim racist për shqiptarët si popull, por padyshim që është një shprehje e turpshme”.

Çfarë ka ndodhur gjatë emisionit të Lanz-it? Ka pasur një debat të nxehtë mes ministrit gjerman të Transporteve, Andreas Scheuer, (CSU) dhe moderatorit, në lidhje me bilancin e gabimeve të Scheuer si ministër. “Për të gjithë”, pyeti Lanz, “apo për të huajt? Pikërisht kjo është çështja!” “Sigurisht që për të gjithë”, iu përgjigj Scheuer. “Tani, le të mos i tregojmë njëri-tjetrit përralla”, e paralajmëroi Lanz. Por, Scheuer e “çoi deri te burimi dhe nuk i dha ujë”. “Unë kam një mendim ligjor ndryshe nga ai i ECJ”, shpjegoi ai. “Unë i bashkohem Prokurorit të Përgjithshëm të CJEU”. Krejt papritur, Lanz u ndje keq: “Tani ti je duke rënë në nivelin e lojës mashtruese të shqiptarëve”, thumboi ai, gjë për të cilën edhe u duartrokit.

Kryeministri i Shqipërisë i tha Bild-it se “nuk është hera e parë dhe nuk ka për të qenë e fundit që shqiptarët bëhen shënjestra e gazetarëve përtacë, por kur vjen nga një kompani mediatike kaq shumë e respektuar si ZDF, nëpërmjet dikujt me reputacionin e veçantë të Lanz, padyshim që të lëndon shumë. Një ndjesë në emision do ta paraqiste si një gabim të pafajshëm, ndërkohë që e kundërta do të ishte shumë më lënduese edhe se vetë shprehja e turpshme”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *