I sekuestohen apartamente, 12 llogari bankare, prona dhe automjete. Ishte dënuar për…

Kronike Kryesore

Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, i jahe sekuestruar sot shtetasit Fatos Fasko pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe automjete. “Fatos Fasko, 49 vjeç, banues në Radostin, Fier, i cili është i dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Oraganizata kriminale” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”- njofton policia.

Njoftimi i policise 

Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, sekuestrohen pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe automjete.

Në vijim të punës kundër krimit të organizuar si dhe sekuestrimit të pasurisë që rrjedh nga veprimtaria kriminale, është hapur proçedimi penal i regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale ” parashikuar nga Neni 287 i Kodit Penal për hetime të pasurisë së shtetasit Fatos Fasko.

Si rezultat i vijimeve të veprimeve të kryera,
nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokuroninë e Rrethit Gjyqësor Fier, u zbatua vendimi i datës 03.07.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për sekuestron e pronës së shtetasit:

-Fatos Fasko, 49 vjeç, banues në Radostin, Fier, i cili është i dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Oraganizata kriminale” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Konkretisht pasuritë e sekuestruara janë:

•Apartament me sipërfaqe 127.68 m² në Tiranë.
•Apartament me sipërfaqe 50 m² në Fier.
•Trualle me sipërfaqe 380 m² dhe 50 m² në ndertim.
•Pronë me proces legalizimi me sipërfaqe 548.3 m² në fshatin Radostin, Fier.
•Dymëdhjetë llogari bankare në në emër të shtetasit Fatos Fasko dhe të familjarëve të tij me gjëndje 1.300.000 lekë.
• Tre Automjete.

Vijon puna për identifikimin e pasurive të tjera që mund të ketë ky shtetas.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *