“I shqetësuar për pluralizmin” Rama i përgjigjet Metës nga Konispoli

Lajme Politikë

Nga Konispoli ku u ndal në takimin elektoral “Bashkia që duam” kryeministri Edi Rama i ktheu përgjigje deklaratës së kreut të shtetit, Ilir Meta i cili disa herë në deklaratat e tij është shprehur i shqetësuar për pluralizmin në vend, si pasojë e situatës politike. Ne fjalen e tij, kreu i qeverise, nuk la pa permenduer edhe pergjimet e publikuara nga “Bild”.

“Këtu është një garë pa kandidat përballë, edhe pse po të ishte, mund edhe të mos fitonte. Sic do ndodhte edhe me Lulin që edhe vetëm po të ishte në zgjedhje s’do i fitonte. Po kjo nuk është zgjedhje jonë. S’i kemi penguar ne, është vendimmarrja e tyre.

E kam dëgjuar edhe Metën të përsërisë se është i shqetësuar për pluralizmin. Pluralizmi, është dakordësia e të gjithëve që populli zgjedh me votë, po gjithësecili e ka në dorë të hy a të mos hy për të marrë votën. Ata e vendosën vetë. S’i kanë bërë nder Shqipërisë me këtë vendim, po Shqipëria do e kapërcejë këtë situatë të vështire, e ata do të humbasin. S’ka njeri që të të falë që të ka dhënë votën ti të marrësh mandatin e ta përdorësh si një leckë, e të dalësh në rrugë e të hedhësh njerëz o budallenj o të sinqertë ti bien murit me kokë e tëpërfundonë burgjeve.

Këtë të jeni të sigrutë gjithë shqiptarët e ndershëm nuk kanë për ta falur. Kjo është pjesë e një plani ogurzi për t’i bërë Shqipërisë një të zezë duke e kthyer në njollë që tërheq vëmendje e shkakton ndjenja negative. Pse ndodh kjo? Pse u larguan nga zgjedhjet? Pse morën ato përgjimet e shpifura e i ruajtën për këtë periudhë, Pse dalin në Gjermani? Sepse nëse janë arsye për hetim kanë që në 2016, duhet të dilte e vërteta. Politika ka qenë e lidhur si pjesë e planit me shfrytëzimin e asaj shpifsire. Kjo për të gjithë ata që kanë sy për të parë e vesh për të dëgjuar. Për fat populli mund të ketë shumë gjëra jo të mjaftueshme, po po qe puna për politikë është kampion bote.” U shpreh Rama. Balkanweb

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *