Type to search

Kryesore Kulturë Showbiz

I terrorizojnë stafin, i marrin mallin, shpërthen Arbër Çepani: Çfarë ju duket vetja mor …

Ndaje

Moderatori i njohur Arbër Çepani, i cili i bë i njohur në Shqipëri përmes Big Brother, prej 1 jave kishte hapur një lokal në Korçë, me të njëjtin emër si ky që ka në Tiranë.

Por ditën e sotme, një grup i hetimit tatimor nga Tirana, i ka sekuestruar mallin dhe komjuterat, ndërkohë që ka terrorizuar edhe stafin.

Pas kësaj ngjarjeje ka ardhur edhe reagimi i Çepanit në Facebook, ku ka shpjeguar ngjarjen, ndërsa i irrituar, ka reaguar ashpër ndaj tatimorëve,

Reagimi i plotë i Arbër Çepanit:

Doing Business in Albania! Në një Shqipëri të zhytur në ërresirë ekonomike, hetimi tatimor i dërguar nga Tirana, pasi bllokoi kanalet e drogës dhe vendosi rregull tek maunet kontrabandë në çdo cep të Republikës, zbarkoi në Korçë në të vetmin vend, që përçon një model të ndryshëm zhvillimi,ku familjet dhe individët kanë investuar gjithçka kanë në turizëm! Ky model i “ndryshëm biznesi” i prishte harmoninë zullumerisë që ka kapluar të gjithë vendin dhe duheshin dërguar 8 furgona me tatimorë, në ditë festash, të “terrorizonin” bizneset e një prej hapësirave më të bukura në Shqipëri siç është Pazari i Vjetër i Korçës.

Me arrogancën dhe injorancën që karakterizon militantucët e partive, këta të “dërguarit tatimorë” pasi hyjnë në biznesin që unë drejtoj “Komitetin” dhe kontrollojnë për fatura tatimore tavolinat dhe nuk gjejnë asnjë parregullësi, marrim guximin në pronën time që e kam ngritur me djersë, duke punuar nga ora 6 e mëngjesit dhe deri në 2 të natës, të sekuestrojnë Pc dhe mallin që kisha në ambjentet e lokalit duke më bllokuar të gjithë punën!

Çfarë ju duket vetja mor spurdhjakër?! Kush jeni ju të terrorizoni stafin tim dhe pasi të sekuestroni mallin t’i kerkonit kamarierit të firmoste procesverbalin?!

Kush jeni ju që hyni në shtëpinë time dhe nuk pranoni as të më flisni në cel ndërkohë që vini duart mbi biznesin tim?! Kush jeni ju mor bythpambuqër, që në vend të më ndihmoni, se me 100 vështirësi po mbaj në këmbë një biznes që punëson të rinj dhe promovon trashëgiminë kulturore, vini dhe më silleni sikur po kontrolloni biznesin e ndonjë trafikanti droge?!

Mendoni se duke terrorizuar edhe ata pak sipërmarrës që punojnë më ndershmëri dhe sakrificë do më shtyni të largohem nga ky vend ashtu sikurse kanë bërë mijra të rinj të tjerë?! Harrojeni o lapanjosër!! Se këtu do rri!! Nuk lëviz prej këtej, derisa ata që punojnë dhe ëndërrojnë për një Shqipëri më të mirë, të jenë më shumë se ju bythgrisurit që jetoni me djersën e të tjerëve! Me djersën tonë!

Image

Loading...

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *