I urryer për tifozët, Ditmar Hop gëzon botën: Vaksina gati në vjeshtë, nuk ka rëndësi si më quajnë

Botë Kryesore Slider kryesore Sport

Historia më e çuditshme e këtyre muajve të ethshëm për shkak të shpërthimit të koronavirusit është padyshsim ajo e Ditmar Hop. Presidenti i klubit të Hofenhajm urrehet nga tifozeritë e thuasje të gjitha skuadrave të tjera pasi nuk respekton rregullin e pashkruar që 51% të kuotave vendimmarrëse në klub i përkasin pikërisht mbështetësve.

Ndaj tij ka pasur edhe protesta publike në stadiume, me parulla të mëdha që e etiketonin “bir k****”. Por në dy ditët e fundit, nga një i urryer ai është kthyer në heroin e të gjithë gjermanëve dhe shpresën e gjithë botës se mund t’i jepet zgjidhje këtij virusi të tmerrshëm që ka pushtuar globin.

Kompania e tij “CureVac” është ndër më të njohurat për prodhimin e vaksinave dhe është shumë pranë përfundimit të një të tillë për COVID-19, arsye pse edhe Donald Tramp i ofroi çek të bardhë dhe kërkoi që ta prodhonte ekskluzivisht për shtetasit amerikanë. Hop e refuzoi këtë ofertë, ndërsa me një deklaratë të lëshuar sot, ka dhënë shpresë se situate do të përmirësohet shumë shpejt, duhet vetëm pak durim.

“Në fillim duhen bërë teste në kafshë dhe pastaj në njerëz. Por mendoj se mund të jetë e gatshme në vjeshtë, kur mund të vijë vala e re e këtij infeksioni”, saktësoi ai, duke theksuar se ishte e rëndësishme që të ndalohej në çdo formë përhapja e koronavirusit deri atëherë. “Në të miër të Gjermanisë, duhet që njerëzit të rrinë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur. Unë kam anuluar të gjitha takimet, nuk ka mënyrë tjetër. Nëse njerëzit zbatojnë çfarë u kërkohet, virusi do të mposhtet”, deklaroi Hop.

I ngacmuar edhe për raportin e tij me tifozët, biznesmeni 79-vjeçar theksoi se kjo nuk kishte aspak rëndësi përballë sfidës që i priste të gjithë. “Nuk ka aspak rëndësi se si më quajnë, apo se si shfaqet imazhi im. Për mua është më e rëndësishme që kompania po shpërblehet për 15 vite kërkime. Kemi pasur edhe pengesa, por asnjëherë nuk kam dyshuar te kjo skuadër. I kam financuar këta njerëz dhe tani ndjehem mirë”, tha ai. /vipsport.al/

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *