I vunë tritol në shtëpi, babai i të dënuarit për vrasje: E njoh autorin, ça kam me i bo…

Kryesore Politikë

Xhelal Daci, babai i Gazmir Dacit i cili ndodhet në burg për vrasje, dhe sot në shtëpinë e tij kishin vendosur tritol, ka folur me emra për autorët e dyshuar të sulmit të sotëm dhe ka kërkuar nga shteti të ndërhyjë në të kundërt do të veprojë vetë dhe ka kërcënuar “ca kam me i bo atij personi”.

 

Sipas tij autor është Saimir Kolaveri.

“Është hera e dytë që prekin në shtëpi, hera e katërt që ndodhuin ngjarjë. Unë me burrni i fala, kur ato pas një viti mi doën para djalit. Kane tentuar te ma vrasin djalin edhe ne burg. Tash e mbrapa do ta kemi ndryshe, nuk të kam bo gjo, ca kam me të bo. I coj fjalë përmes televizorit. Do më njohë Saimir Kolaveri se kush është Xhelal Daci”, tha Xhelali, per News24.

Xhelal Daci me tej u shpreh se kane kerkuar edhe azil si familje, por u eshte refuzuar pasi autoritetet shqiptare kane siguruar se e mbrojne jeten e kesaj familje.

“Autori është Saimir Kolaveri. I bëj thirrje shtetit që të gjeje peronat që të geje këta peronat se është rasti i katër. Të mos mbrohen nga prokurori Arben Nela se e kanë njeriun e vet. Saimir Kolaveri nuk i kam bo gjë çfarë kam me i bo. Ne kemi kërkuar mbrojtje e nga policia, ata vijën dhe ikin. Unë nuk kam me njeri konflikte përveç Kolverit. Ai shkoi të më vrasë djalin në burg. I bëj thirrje kryeministrit dhe qeverise që të marrë masa. I bëj thirrje dhe familjes Kolaveri se nuk ka punë me fëmijët dhe gratë, por me mua. Do ja shpërble në atë mënyrë që do i ikë truri. Unë kam 7 muaj që kam dalë nga burgu dhe shteti ka thënë se do ju mbroj, por nuk ka bërë asgjë.

Nëse nuk merren masat, do t’i marr vetë. Përplasjet mes nesh kanë nisur për një vrasje, përpara vrasjes kanë tentuar mua të vrasin në lokal. Unë i fala. Ata pas një viti i dolën djalit në rrugë dhe djali për vetëmbrotje vrau Valmir Kolaverin. Ata e përndiqi djalin tim, sepse ata punonin me trafikun e qenieve njerëzore. Unë u thashë atyre që nuk ua jap djalin për punë. Do e paguajnë shumë shtrenjtë. Nuk kam frikë le të quhet kërcënim. Do bëjmë vetëgjyqësi kur shteti nuk merr masa. Nuk kam frikë nga ndjekje penale. Djali është i dënuar me 35 vite burg dhe ma ka dënuar prokurori Arben Nela. Po kërcënoj se nuk duroj dot më tritolet e Saimir Kolaverit. Do kthehem së shpejti dhe do mësojnë se kush është Xhelal Daci”, u shpreh ai.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *