I vuri flakën banesës e tentoi të mbyste vajzat, ja çfarë deklaron gruaja ‘piromane’ (Video)

Kronike Lajme Provinca

“Unë ia kam vënë flakën shtëpisë, sepse bashkëjetuesi im prej 6 muajsh më rrihte mua dhe dy vajzat e mia”.Kështu deklaroi nga gjykata e Fierit 42-vjeçarja Rudina Kishta, e cila akuzohet për zjarrëvënie të banesës së bashkëjetuesit si dhe për tentativë të mbytjes së dy vajzave të mitura. Mes të tjerash Rudina pohoi para gazetarëve se prej 6 muajsh jetonte në kushte të vështira.


Po ashtu ajo ka pranuar edhe tentativën për mbytjen e dy vajzave të mitura duke thënë se këtë do ta bënte pasi vajzat janë të sajat. Këtë veprim të tentativës së mbytjes se dy vajzave të mitura 42 vjeçarja e ka kryer pasi ka djegur shtëpinë. “Kam 6 muaj qe jetoj në kushte teë vështira dhe bashkëjetuesi ishte i dhunshëm dhe pinte”, tha ajo, ndërsa gjykata caktoi ndaj saj masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Gazetari Ervis Kuçi ka siguruar për ‘BalkanWeb’ edhe pamje nga gjykata teksa ku dy efektivë policie shoqërojnë Kishtën, e cila shihet me pranga në duar. Ndërkohë

Arrestimi i gruas

Arrestimi i Rudina Kishtës u bë pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë dy vajzat e saj të mitura binjake 6 vjeçe, duke tentuar t’i mbyste ato në ujrat e lumit Seman në afërsi të urës së fshatit Daullas, Fier.

Gjithashtu shtetasja Rudina Kishta ka djegur me zjarr banesën e bashkëjetuesit të saj në fshatin Grecalli, shtetasit Ardian Gjika, 47 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykarës së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale “Vrasja për shkak të rrethanave familjare” e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga Neni 79/c, 22 dhe 151/2 të Kodit Penal.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *