Gjurma 24/04/2018
Andres Iniesta me shumë mundësi do e mbyllë aventurën e tij me Barcelonën pas përfundimit të këtij sezoni dhe për këtë arsye, “France Football” i ka kërkuar falje kapitenit të katalanasve për faktin se nuk e ka vlerësuar kurrë me çmimin Topi i Artë.
Në vitin 2010 dukej se Iniesta mund ta fitonte, pasi arriti çdo sukses të mundshëm me Spanjën dhe Barcelonën, por Topi i Artë i shkoi Messit.
“Iniesta nuk është një lojtar, është LOJTARI! Pa të, Messi me shumë mundësi do ishte lodhur nga Barcelona. Talenti i tij ishte shpikja. Altruizmi ndoshta ka bërë që t’i privohen çmimet individuale. Në vitin 2010 u rendit i dyti për Topin e Artë dhe në vitin 2012 u rendit i treti. Mes emrave të mëdhenj që mungojnë në listën e Topit të Artë, emri i Iniestës është ai që vret më shumë”, shkruan Farre.