Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes tek “Astiri”

Kronike Lajme

Shpallet në kërkim i dyshuari si autor i vrasjes së Vilson Tafçiut mbrëmjen e 20 janarit 2020 tek “Astiri” në Tiranë.

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim shtetasin me inicialet N.D, i cili dyshohet se është ai autori i vrasjes së 28 vjeçarit.

Mbrëmjen e djeshme pas vrasjes është kontrolluar banesa e personit me inicialet N.D. por nuk është gjetur.

Kamerat e sigurisë kanë fokusuar makinën e autorit të vrasjes që është larguar me shpejtësi.

Makina rezulton të ketë qenë me ngjyrë e zezë.

Gjithashtu kamerat kanë fokusuar dhe një makinë tjetër që është larguar me shpejtësi. Makina është identifikuar dhe drejtuesi është ndaluar por pas marrjes në pyetje ka rezultuar se nuk ka pasur lidhje me ngjarjen por se është larguar pasi ka pasur frikë.

28 vjeçari nga Dibra u vra nga një person i cili e ka thirrur në lokal për të dalë jashtë.

Ai është ekzekutuar me 3 plumba në gjoks.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *