Identifikohet shqiptari i vrarë në Romë/ Emri

Kronike Lajme

 

Të tjera detaje janë zbardhur nga ekzekutimi mafioz i 45-vjeçarit shqiptar, në Romë. Mediet italiane raportojnë se trupi i pajetë i shqiptarit është gjetur në tokë, ngjitur me një mjet “Toyota Grey” të parkuar. Ndërkohë, nga të shtënat me armë plumbat kanë shpuar edhe dy makina të parkuara, aty pranë.

Shqiptari i ekzekutuar ishte me precedentë penalë dhe kishte disa vite në burg. Ai kishte dalë për të takuar familjen dhe është vrarë jashtë banesës, në momentin që po kthehej në qeli.

Hetuesit e policisë po përpiqen të rindërtojnë orët e fundit të burrit, lëvizjet e tij dhe kontaktet e fundit që kishte. Menjëherë pas vrasjes, në vendngjarje ka mbërritur vëllai i viktimës, një 20-vjeçar i dëshpëruar, duke bërtitur dhe duke qarë.

Mësohet se viktima quhet Gentian Kasa dhe ai sapo kishte marrë leje nga burgu. Ai kishte nje precedent penal të regjistruar në 2004 në Ankona të Italisë. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, paraprakisht dyshohet se ekzekutimi mund të jetë shtyrë nga hakmarrja ose larja e hesapeve të vjetra mes klaneve kriminale shqiptare, viktimës dhe autorit, që me sa duket ishte në dijeni të lëvizjeve dhe lirimit të tij të përkohshëm nga burgu.

Sipas agjentëve, zona ku ndodhi ngjarja ishte një prej shumë lagjeve që shfrytëzohen nga organizatat kriminale për shpërndarjen e narkotikëve.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *