Idrizi mbetet thatë, Edi Rama i rrëmben dy gratë deputete të partisë

Kryesore Politikë

Reme Lala, e zgjedhura e PDIU-së në qarkun e Dibrës njoftoi sot bashkimin e saj dhe të koleges, deputetes së Elbasanit, Elena Xhixha me PS e udhëhequr nga Edi Rama.

Lajmi i bujshëm i bë i ditur gjatë një takimi të kryeministrit Rama në Peshkopi, që shënoi edhe nisjen e punës për ndërtimin e “Rrugës së Arbërit”.

Lidhur me këtë vendim të dy deputeteve ka reaguar edhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi në “Facebook”.

Ai thotë se kandidatet janë deklaruar me PS-në që në përfundim të zgjedhjeve, kështu sipas tij, kjo lëvizje është lajm i vjetër.

“Lajmet e vjetra që sot shiten si të reja, për individë që kanë qenë thjesht kandidatë të PDIU-së, sepse janë deklaruar me PS-në qysh në përfundim të zgjedhjeve, nuk sjellin asnjë ndryshim në veprimtarinë tonë politike për zgjidhjen e çështjes Çame. Çështja Çame na bashkon dhe na ndan me këdo … si një kauzë jo vetëm e jona, po e çdo shqiptari brenda dhe jashtë kufijve”, thotë Idrizi.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *