“Ike në ditë të bekuar si Ramazani”/ Mesazhet pikëlluese të miqve për efektiven e FA

Kronike Slider kryesore

32-vjeçarja që humbi jetën ditën e sotme është kujtuar edhe nga miqtë e saj në rrjetet sociale. Nëntetarja Zarife Hasanaj, humbi jetën pas shpërthimit të një mine në Letoni. “Në këtë botë nuk ka njerëz perfekt, por ti ishe”, të tillë e përshkruajnë miqtë Zarifen, e cila mesa duket ka lënë një boshllëk të madh në shoqërinë e saj.

“O mikja imeeee pse na e bere kete gje moj , po te prisnim me pa durim per ate perqafimin tend dhe ate buzeqeshje te embel ! Pse pse pse duhet tet ndothte ty kjo gje moj se na e bere shpirtin plage…e gjith miqesia qe te ka njohur jane krenare per ty, ne kete toke nuk ka njeri perfect, por ti ishe a dashur ,nuk ka kjo tok kurre njeri me te mire sic qe ti , po kjo jete eshte e pa drejt komplet e pa drejt, se kesaj jete njerez si ty I duhet moj e Volga ime , por zoti I mer tek vetja njerzit e mire o shpirt te pushoft shpirti ne paqe lum ata prinder qe kan pas nje vajze te tille , jan krenare me ty ! Ti ke qen nje engjell, dhe nje engell do jesh dhe nga lart per keto qe ti ke pas ne zemren tende, o dashuriiiiii do me mungosh shume na ke keputur krahet, nuk di cte them me vjen te uleras ta nxjerr kete dhimbje, zoti qoft ne udhen tende cdo moment o shpirt e te ndricoft rrugen e metejshme ! Do te kem ne ❤️ gjith jeten !”, shkruan njëra prej mikeshave në Facebook-un e Hasanajt. Mesazhet nuk kanë munguar as kolegët e 32-vjeçares nga Tropoja.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *