Type to search

Lajme Politikë

Ikën nga Tirana, zbulohet vendndodhja e Ramës ditën e protestës së opozitës

Ndaje

Opozita do të zhvillojë më 16 mars një tjetër protestë të madhe përpara selisë së qeverisë. Kjo është protesta e parë e madhe që pas vendimit për djegien e mandateve dhe daljes jashtë Kuvendit.

Ndërkohë burime të Lapsi.al mësojnë se Kryeministri nuk sërish nuk do të jetë në Tiranë atë ditë.

Rama do të nisë nesër një vizitë dy ditore në qarkun e Beratit, në kuadër të turit ‘Bashkia që Duam’, ku pritet të prezantojë edhe kandidatin e PS-së për këtë bashki, Ervin Demo, ish-zv.ministrin e Arsimit të dorëhequr për shkak të doktoraturës plagjaturë.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme punëtorët kanë marrë masat të rrethojnë markizën përballë hyrjes së Kryeministrisë, strukturë e cila u dëmtua gjatë protestës së 16 shkurtit.

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *