Ikja e serbëve nga qeveria, Haradinaj: Nuk iki si kryeministër

Kosovë Rrotull

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për shtyp ka mohuar se do të japë dorëheqjen nga posti që mban, edhe pse Lista Serbe u largua nga prania në Ekzekutivin kosovar.

“As nuk ka zgjedhje, e as nuk ka rënie të Qeverisë. Shpresoj që Lista Serbe të reflektojë, sepse zgjidhja e vetme është bashkëpunimi”, deklaroi Haradinaj.

Pas lëvizjes së Listës Serbe, koalicioni qeverisës nuk ka më shumicën dhe mbetet me Partinë Demokratike të Kosovës, AAK, NISMA për Kosovën, Aleanca Kosova e Re dhe 6 plus.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *