Ilir Meta gati për dorëheqje: Më 13 Tetor do të ketë edhe zgjedhje për Presidentin e Shqipërisë

Kryesore Politikë Slider kryesore

Ilir Meta thotë se më 13 Tetor do të ketë zgjedhje edhe për postin e presidentit.

Kreu i shtetit shprehet se është i gatshëm të japë dorëheqje pasi sipas tij kjo do të zgjidhë krizën.

“Zgjedhjet janë 13 tetor. Dekretin e presidentit vetëm gjykata kushtetuese mund ta diskutojë. Nuk ka njeri që e vë në diskutim këtë gjë. Unë kam dhënë vazhdimisht zgjidhje. Kjo është përgjegjësi e dy palëve edhe disave që u përfshinë kundër parimeve mbi të cilat qëndron aleanca euroatlantike.

13 tetor edhe zgjedhje të përgjithshme, edhe zgjedhje për Presidentin. Kjo është zgjidhja që propozoj për këtë krizë, që njerëzit të mo shkojnë në ambasada.

Ky ishte propozimi im. Nëse ka propozim Rama apo ndonjë ambasadë të vijë ta bëjë”, tha Meta.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *