“Im bir s’kishte probleme me askënd”/ Ekzekutimi i policit në Lezhë, flet babai: Do priste një mik që vinte nga Anglia

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Pas mesnate, efektivi Xhuljano Prela do të humbte jetën si pasojë e një prite që iu bë prej një automjeti, nga ku u qëllua tre herë; një prej plumbave e kapi të riun në trup dhe i shkaktoi vdekjen.

Teksa familja ka hapur dyert e mortit, babi i viktimës, Martin Prela rrëfehet për Top Channel.

Gazetarja: Kur e ke takuar Xhuljon (për herë të fundit)?

Babai: Mbrëmë.

Gazetarja: Ishte në shtëpi?

Babai: Darkën e kemi ngrënë bashkë. Në mesnatë ka dalë nga shtëpia. Më tha kam disa punë deri në Shkodër. Nuk di çfarë të them se si ka ndodhur. Nuk dimë gjë a e ka nga çështje pune, apo personale, apo…

Gazetarja: Ishte i shqetësuar?

Babai: Jo. Nuk ka qenë fare i shqetësuar, normal si gjithmonë. Mua dje më ka thënë që do të shkoj në Rinas, të marr një mikun tonë të përbashkët që vinte nga jashtë, për ta çuar në Shkodër. Djalin nuk e telefonuam. Nga ora 12 e natës ka dalë, pastaj nga ora 5- 5 e pak mora vesh që ka ndodhur diçka.

Gazetarja: Çfarë dyshon ti si prind?

Babai: Të them të drejtën nuk e di. Edhe nga Lezha, që ka punuar dikur në polici ai ka vite që është larguar nga aty, ka shkuar në Shkodër më shërbim, nga Shkodra ka ardhur, në shkollën e policisë në Tiranë. Ka filluar vitin e tretë, të fundit.

Gazetarja: A e mësuat se kë priti djali juaj?

Babai: Po e dimë ne, mikun e njohim.

Gazetarja: Çfarë tregon ai?

Babai: Nuk e kemi takuar, nuk na ka pritur punë. Ai është në Shkodër. Emrin nuk ia mbaj mend, por e kemi mik shtëpie. Kemi lidhje miqësore me ata. Nuk ka folur ende me të. Gjithçka mund të ndodhë, por tek ai nuk dyshoj. Mund të jetë një pritë e rastit, nuk di çfarë të them. Ai djalë nuk ma merr mendja të ketë patur problem personale me askënd apo familjare, as nëpërmejt punës, nuk e di nga çfarë, nuk e di çfarë të them.

Xhuljano kishte dalë nga shtëpia e tij, sipas burimeve, pas një telefonate të marrë, ndërsa në autostradë autorët e kanë ndaluar dhe i kanë nxjerrë pistoletën. 26-vjeçari sapo e ka konstatuar është munduar të largohet, por një plumb e ka kapur ne trup.

Automjeti i tij përfundoi në një parcelë aty pranë,  gjë e cila bëri që në fillim kjo ngjarje të raportohej si një aksident. Gjatë kontrolleve në vendin e ngjarjes janë gjetur tre gëzhoja dhe një celular.

Prela, me origjinë nga Puka ishte student në Akademinë e Policisë Tiranë në vitin e 3-të. I ndjeri ka punuar dy vite në Komisariatin e Policisë Lezhë, ndërsa prej një viti ishte transferuar në FNSH-në Shkodër.

FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *