Incidenti/ Avioni me luftëtarët e UÇK-së drejt Beogradit, Pacolli: M’u desh të gënjeja për t’u kthyer!

Kosovë Rrotull

Avioni i vetëm që është në shtetin e Kosovës e që është në pronësi të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, për pak  sa nuk përfundoi në Serbi në një udhëtim që ishte planifikuar të shkonte në Bruksel. Ne te ishte kryeministri Ramush Haradinaj i kerkuar nga Serbia per krime lufte.

Pacolli ku ishte i shoqëruar me liderët e shtetit dhe njëkohësisht ish-krerët e UÇK-së ka treguar momentin kur ai e kishte vërejtur se aeroplani ishte nisur drejt Serbisë. Madje, Pacolli thotë se ka iniciuar një hetim lidhur me drejtimin e aeroplanit drejt Serbisë.

“Në moment unë e kam dëgjuar pilotin duke folur me Beogradin dhe në moment i kam thënë ndalu dhe kthehu prapa. Diku kemi qenë nja 15 minuta fluturim në drejtim të Beogradit. Duhet të ketë qenë një gabim dhe kam kërkuar një hetim dhe i cili tashmë ka filluar”, ka deklaruar Pacolli mbrëmë në Interaktiv të KTV-së.

Por, Pacolli ka treguar edhe për mënyrën e kthimit të avionit.

Ka pranuar haptazi se është dashur të gënjehet ne menyre qe avioni te kthehet prapa dhe të vazhdohet rruga larg Serbisë.

“Bile bile se duhet m’u dhanë një arsyetim për kthim dhe është dashur me thanë se dikush prej pasagjerëve është sëmurë”, ka deklaruar Pacolli.

Per kete devijim eshte akuzuar kulla e vrojtimit te Tiranes. Albcontrol e ka pranuar kete incident duke dhene dhe sqarimin perkates.

Në një deklaratë për mediat, Albcontrol pranon incidentin dhe sqaron se avioni i nisur nga Prishtina drejt Brukselit është kthyer mbrapsht për në Mal të Zi, sepse kishte një kërkesë për pasagjerë të sëmurë në avion.

Hapësira ku ka kaluar avioni në Malin e Zi kontrollohet nga Republika e Serbisë.

Albcontrol sqaron se nuk ka akses për të ditur kush udhëtonte brenda në avion. Sipas agjensisë, plani i fluturimit të avionit aprovohet nga Eurocontrol.

ALBCONTROL deklaron me përgjegjësi të plotë se ditën e martë, datë 17 korrik 2018, në orën 19:35, avioni me call sign (shenjë thirrje) N604BA, nisur nga Prishtina me destinacion Brukselin, me plan fluturimi të perpiluar nga piloti i këtij avioni e të aprovuar nga Netëork Manager EUROCONTROL, ka hyrë në hapësirën tonë ajrore.

ALBCONTROL, nisur nga detyra që kryen si Agjensia Kombëtare e Lundrimit Ajror të Republikës së Shqipërisë, nuk ka asnjë akses apo interes mbi informacione si numri i pasagjerëve, apo identiteti i tyre.

Në rastin e avionit me call sign (shenjë thirrje) N604BA të ngritur nga Prishtina me destinacion Brukselin, plani i fluturimit që ne dispononim, i miratuar nga Netëork Manager në EUROCONTROL, kishte si pikë hyrje në hapësirën tonë ajrore pikën MAVAR (në kufirin tonë me Maqedonin) dhe fluturim direkt për në pikën RETRA (pikë në kufirin tonë me Malin e Zi, por që është një hapësirë ajrore që kontrollohet nga Beogradi). Në momentin kur avioni hyri në kontakt me kontrollorët shqiptarë të trafikut ajror, dhe ju bë e ditur rruga sipas planit të fluturimit që ne kishim marrë nga Network Manager, vazhdoi fluturimin sipas këtij plani, dhe nuk ka pasur asnjë kërkesë speciale nga ky avion gjatë kësaj procedure.

Gjithashtu bëjmë me dije se avioni me call sign (shenjë thirrje) N604BA është kthyer në hapësirën tonë ajrore me kërkesën se kishte pasagjerë të sëmurë në bord, për të kërkuar më pas rirrugëzim me dalje nga Brindizi, i cili i është ofruar menjëherë, pavarësisht vështirësisë për njoftim në moment të fundit. ALBCONTROL operon konform të gjitha rregullave kombëtare dhe ndërkombëtare të aviacionit dhe veçanërisht proceseve të miratuara të lundrimit ajror.

Fatmirësisht, për të qartësuar këtë situatë aspak normale që hedh dyshime mbi punën e shkëlqyer dhe përgjegjshmërinë e lartë me të cilën kontrollorët shqiptarë të trafikut ajror operojnë në ALBCONTROL, posedojmë të gjitha dokumentat, mesazhet virtuale dhe mesazhet zanore të rregjistruara nga sistemi ynë për këtë ngjarje, që vërtetojnë qartë se vetë subjekti – avioni me call sign (shenjë thirrje) N604BA ka aplikuar pranë Netëork Manager për plan fluturimi me hyrje në hapësirën tonë ajrore në pikën MAVAR dhe dalje në pikën RETRA në territorin e Malit të Zi.

Në respekt të objektit të sigurisë së lartë të cilin mbulojmë nuk do të japim detaje të mëtejshme për këtë rast të paprecendet, por me kërkesë të mediave ishim të detyruar të informonim publikun.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *